Kandidatja polake për Presidente: Unë mund t’i bëj ballë Putinit !

Kandidatja për Presidente në Poloni, Magdalena Ogorek ka kritikuar Qeverinë polake, për atë që ajo e ka quajtur qasje antagoniste kundër Rusisë. Ajo tha se nuk do të kishte frikë të fliste direkt me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Nuk do të kisha frikë për t’iu përgjigjur mesazheve nga Vladimir Putin. Rusia është dhe do të jetë fqinji jonë”, tha ajo.

35 vjeçarja Ogorek dhe kandidatët e tjerë do të mundohen të mposhtin Presidentin në detyrë Bronislaw Komorowski, në zgjedhjet e 10 majit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ogorek ka vetëm 5 për qind të mbështetjes së popullit dhe kritikët thonë se mosha e saj dhe mos përvoja në politikë e bëjnë atë kandidate jo serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?