Kane Tanaka, njeriu më i vjetër në botë që jetoi nëpër ngjarje historike
Kane Tanaka, njeriu më i vjetër në botë që jetoi nëpër ngjarje historike, ka festuar ditëlindjen e 119-të. Tanaka tregon se preferon çokollatat dhe pijet me gaz ndërsa festoi ditëlindjen një ditë më parë në Japoni.
Libri i rekordeve Guiness ka pranuar që Tanaka në 2019 festoi ditëlindjen e 116-të kur edhe i është kontrolluar certifikata e lindjes.
Sipas të dhënave të autoriteteve japoneze, në këtë vend ekziston një rekord prej 86.510 njerëzve që janë mbi 100-vjeç, që është një rritje prej 60 për qind krahasuar me një vit më herët.
Tanaka ka lindur në vitin 1903. Në moshën 19-vjeçare u martua me pronarin e një dyqani orizi dhe punoi aty deri në moshën 103-vjeçare. Ajo ka jetuar nëpër ngjarje historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll të vitit 1918.