Kaos dhe pasoja, stuhitë ”mbërthejnë” Europën Perëndimore
Moti i keq është kthyer në një kërcënim për shumë vende europiane. Stuhitë që kanë përfshirë Europën Perëndimore kanë shkaktuar ndërprerje të linjave hekurudhore në Gjermani, ndërprerje të energjisë elektrike në Francë, si dhe dëme në Holandë.
Rreth 250,000 shtëpi franceze mbetën pa energji elektrike këtë të enjte. Si pasojë e stuhisë, në disa pjesë të Gjermanisë, shërbimet e trenave u shkëputën përkohësisht.
Në Holandë erërat e forta “shkulën” tjegullat nga çatitë dhe pemët në një lagje banimi në qytetin jugperëndimor të Barendrecht, duke plagosur të paktën katër persona. Shërbimet e motit kanë paralajmëruar stuhi të tjera.