Kaos dhe viktima, liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën. Ajo doli rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ekipi i saj nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të në telefon të hënën, pasi ajo u largua nga ndërtesa e komisionit zgjedhor. Më herët ajo u tha gazetarëve se jo Lukashenka por ajo i ka fituar zgjedhjet. Të paktën një person u vra, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.

Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan bindshëm nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka. Sviatlana Tsikhanouskaya, tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet. Tikhanovskaya ka vendosur të garojë në zgjedhje, pasi bashkëshorti i saj është ndaluar të kandidojë dhe është arrestuar në fillim të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?