Kaos i madh/ Qeveria ndërpret internetin, jashtë funksionit dhe bankomatet

Irani është përfshirë nga protesta masive. Mbi 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me policinë. Sipas BBC qeveria iraniane ka konfirmuar se ka ndërprerë internetin. Ndërprerja e internetit vijon prej 24 orësh.

Ky vendim është bërë pas protestave antiqeveritare që shpërthyen në të gjithë vendin. Ministria e Komunikimit e qeverisë thotë se vendimi u mor nga “autoritetet e sigurisë” për shkak të “kushteve mbizotëruese në vend”. Platformat kryesore të mediave sociale, duke përfshirë Telegram, X, Facebook dhe Instagram, janë zyrtarisht të bllokuara në Iran.

Ndërprerja e internetit ka bërë që bankomatet të mos funksionojnë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të pasur akses në para të gatshme për të paguar blerjet në dyqanet ku kartat e debitit nuk mund të përdoren për shkak të mungesës së internetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?