Kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi
iPhone 18 është hedhur në treg të premten në mëngjes në Sydney të Australisë, ku dhjetëra fansa të Apple u mblodhën jashtë dyqanit në George Street, në pritje të hapjes së dyerve.
Disa prej tyre kishin kaluar edhe natën jashtë dyqanit, me synimin për të qenë ndër të parët që do të merrnin në duar modelet e reja të iPhone. Dyqani i Apple hapi dyert në orën 08:00 dhe menjëherë u kthye në një nga pikat më të frekuentuara në qytet.
Mes klientëve të parë ishte 20-vjeçari Lachlan Collyer, i cili kishte mbërritur disa orë përpara hapjes. Ai doli nga dyqani duke mbajtur në duar një iPhone 18 Pro në variantin e ri të ngjyrës “Glacier Blue”.
Por dalja e klientëve u shoqërua edhe me një moment të pazakontë. Një tjetër blerës iu drejtua kamerave dhe pretendoi se ishte personi i parë në botë që kishte marrë në dorë iPhone 18. “Unë jam i pari! Unë jam i pari! Të gjitha lajmet e mallkuara janë gënjeshtra!”, deklaroi ai para mediave.
Pavarësisht pretendimit, Collyer vijoi të konsiderohej nga klientët në radhë dhe stafi i Apple si personi i parë që kishte hyrë në dyqan për të blerë modelin e ri.
Lançimi në Sydney shënoi një tjetër moment të rëndësishëm për fansat e Apple, të cilët edhe këtë herë iu drejtuan dyqaneve fizike për të qenë ndër të parët që provojnë pajisjet e reja.
KOHA JONË SONDAZH

