Kaos në Greqi, pezullohen të gjitha fluturimet

Kaos në Greqi, ku një defekt teknik bllokoi trafikun ajror në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për një problem serioz me sistemet qendrore të frekuencave radio të qendrave të kontrollit ajror.

Mosfunksionimi, preku si aeroportet ndërkombëtare Eleftherios Venizelos të Athinës ashtu edhe atë të Selanikut, si dhe aeroportet rajonale, duke i bërë të pamundura mbërritjet dhe nisjet. Udhëtarët u informuan me anë të mesazheve me tekst.

Frekuencat radio që përdoren nga qendra e kontrollit ajror, ishin jashtë shërbimit. Qendra luan një rol vendimtar, pasi të gjithë avionët që hyjnë në hapësirën ajrore greke duhet të mbajnë komunikim me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivendosja graduale e Sistemit të Trafikut Ajror filloi pak pas orës 13:30, me orën lokale, si dhe u zhvilluan disa fluturime, sipas një përditësimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?