Kaos në Shtëpinë e Bardhë, Ivanka Trump merr lajmin se asistentja e saj personale është me koronavirus

Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus. Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë situata nuk është aspak e qetë, pasi ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus maxhordomi dhe një nga asistentët e zëvendëspresidentit Mike Pence, duke rritur kështu frikën e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?