Kaosi ne spitale, pacientët ne Indi kërkojnë të largohen edhe pse të sëmurë
Situata e Covid në Indi vazhdon të jetë e rënduar, aq sa shumë persona të shtruar në spital kërkojnë të largohen. Vendi vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infektuarish dhe viktimash.
Shtretërit, oksigjeni dhe punonjësit shëndetësore janë në mungesë. Disa pacientë me Covid po vdesin në dhomat e pritjes ose jashtë spitaleve të mbingarkuara, para se të kontrollohen nga një mjek. Vetëm disa pacientë me Covid-19 arrijnë të pranohen në spitalet e mbingarkuara të Indisë. Por sapo futen brenda, disa përballen me një makth tjetër: mungesën e kujdesit mjekësor ose furnizimeve ndërsa njerëzit vdesin rreth tyre.
Në shkurt zyrtarët urdhëruan mbylljen e Qendrës së Kujdesit për Covid, duke besuar se India kishte fituar luftën me Covid. Por kur situata filloi të përkeqësohej, struktura me 500 shtretër u rihap në 26 Prill. Mediat lokale raportuan se pavarësisht radhës së pacientëve jashtë spitalit, në spitale u pranuan më pak njerëz sesa kapaciteti.
Disa pacientë ishin të shtrirë në shtretërit e bërë nga kartoni. Vendi po përballej me kufizime ilaçesh. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Indi tha muajin e kaluar se do të rriste kapacitetin e shtretërve deri në 2,000.
Vendi i cili ka raportuar 2.5 milion raste gjatë javës së kaluar po përballet me mungesë oksigjeni. Vende të shumta kanë dërguar bomba oksigjeni dhe përqendrues në Indi që mund të ndihmojnë në prodhimin e oksigjenit dhe qeveria po transporton furnizime në të gjithë vendin duke përdorur rrjetin e saj të trenave.
Dr. Harsh Vardhan, Ministri i Shëndetësisë tha të enjten se kishte oksigjen të mjaftueshëm në vend.
Por spitalet ende po luftojnë. Disa prej tyre kanë postuar në Twitter mesazhe SOS, duke etiketuar llogaritë zyrtare ndërsa kërkojnë më shumë oksigjen për të ndihmuar pacientët. Disa të tjerë kanë paralajmëruar se nëse pacientët duan të shtrohen në spital, duhet të marrin vetë oksigjenin.