Kapen rreth 1 ton e gjysmë kanabis

Një sasi e madhe droge është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Itali.

Siç shkruajnë mediat vendase një sasi prej 1250 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar në Campagna, Napoli.

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur sasinë e madhe të kanabisit në një magazinë të mbushur me portokalle dhe limona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me këtë aksion ka shkruar edhe gazeta e madhe italiane ‘Il Giornale’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pranga janë vendosur tre persona, S. B., 54 vjeç, dhe dy italianët A. S., 37 vjeç dhe M. C.

Policia është duke hetuar në lidhje me rrugën nga ka ardhur droga dhe organizatën kriminale që e shet atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?