Kapet 1 ton kokainë me fotot e “Escobar”-it dhe “El Chapo”-s

Autoritetet thonë se kanë kapur më tepër se 1 ton kokainë në Peru, pas një hetimi që zgjati rreth katër muaj.

Sasia e kokainës me vlerën e 45 milionë dollarëve, u konfiskua në qytetin bregdetar Çansej, në veri të Limës, shkruajne mediat në Peru.

Pakot me mbështjellje plastike kishin fotografitë e dy trafikantëve famëkeqë të drogës, Jaoquin “Chapo” Guzman dhe Pablo Escobar, me synimin për t’u treguar blerësve se ishte drogë e cilësisë më të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit për kapjen e drogës u arrestuan 12 të dyshuar, përfshirë dy shtetas peruanë dhe kolombianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?