Kapet “La Tuta”, lordi i drogës në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë arrestuar trafikantin më të kërkuar të drogës në vend. Arrestimi i Servando Gomez Martinez, të njohur si ‘La Tuta’ u bë të premten, duke rritur besueshmërinë e punës së qeverisë vendase ndaj bandave kriminale, raporton "CNN".

Forcat speciale e kapën Gomez sapo kishte dalë nga apartamenti i tij, të premten në mëngjes në Morelia, kryeqyteti i Mikoakanit. 49-vjeçari, një ish-mësues i një shkolle fillore, njihet si koka e kartelit të quajtur “Kalorësit Templarë”. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet meksikane dhe amerikane, të cilat kishin ofruar një shpërblim prej 2 milionë eurosh për kapjen e tij.

Policia ka lëshuar për Martinez nëntë urdhra arresti, për përfshirjen e tij në krime, si rrëmbimi, vrasja, posedimi i armëve dhe trafiku i drogës. "La Tuta" njihet për videot në YouTube, ku lëshon mesazhe kundër policisë. Media lokale raporton se ai do të transferohet në një qendër arresti në Nju-Meksiko.

SHKARKO APP