FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapet siriani, po planifikonte sulm me bomba në Gjermani

Një 19 vjeçar sirian është arrestuar në Gjermani,si i dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë.

“I identifikuari si Yamen A, dyshohet se ka përgatitur  një sulm të motivuar islamik duke përdorur eksplozivë shumë të fuqishëm”- tha policia.

U kontrolluan disa apartamente në qytetin e Schwerin, në Gjermaninë veri-lindore, vendin ku u arrestua. Policia u shpreh se i dyshuari kishte marrë një vendim në korrik 2017 për të shpërthyer një bombë në Gjermani me qëllim vrasjen dhe plagosjen e sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai filloi të merrte produktet kimike dhe materialet e nevojshme për të ndërtuar një bombë, por nuk ishte e qartë nëse ai kishte një objektiv në mendje”-raportuan ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akoma nuk dihet nëse i dyshuari ka ndonjë lidhje me organizatat terroriste, sipas raportimeve të policisë. Gjermania ka qenë në alarm të lartë që nga dhjetori 2016, kur 12 vetë vdiqën në një sulm me kamion  në Berlin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?