Kapitulli i fundit i Brexit – Burimet thonë se Britania do dalë me marrëveshjen e Johnson
Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkimi Europian me marrëveshjen për Brexit të kryeministrit Boris Johnson, pavarësisht mospërputhjeve në parlament për kohën e divorcit, sipas burimeve në Downing Street.
Boris Johnson mori pushtetin duke premtuar përfundimin e Brexit deri më 31 Tetor, pasi paraardhësja e tij, Theresa May, u detyrua të vonojë datën e daljes. Parlamenti refuzoi tre herë marrëveshjen e Theresa May. Thuajse 3 vite pasi Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë sovran që del nga projekti europian, afati se kur do të ndodhë Brexit është ende i paqartë.
Boris Johnson arriti një marrëveshje të minutës së fundit javën e ardhshme në Bruksel, që u votua me 329 pro dhe 299 kundër në parlamentin britanik. Megjithatë, parlamenti refuzoi afatin tejet të ngushtë të kësaj marrëveshjeje.
Johnson tha se i takon Bashkimit Europian që të vendosë nëse do të vonojë Brexit dhe për sa gjatë. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se ka rekomanduar liderët e 27 vendeve anëtare që të përkrahin këtë vonesë.