Kapitulli i fundit i Brexit – Burimet thonë se Britania do dalë me marrëveshjen e Johnson

Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkimi Europian me marrëveshjen për Brexit të kryeministrit Boris Johnson, pavarësisht mospërputhjeve në parlament për kohën e divorcit, sipas burimeve në Downing Street.

Boris Johnson mori pushtetin duke premtuar përfundimin e Brexit deri më 31 Tetor, pasi paraardhësja e tij, Theresa May, u detyrua të vonojë datën e daljes. Parlamenti refuzoi tre herë marrëveshjen e Theresa May. Thuajse 3 vite pasi Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë sovran që del nga projekti europian,  afati se kur do të ndodhë Brexit është ende i paqartë.

Boris Johnson arriti një marrëveshje të minutës së fundit javën e ardhshme në Bruksel, që u votua me 329 pro dhe 299 kundër në parlamentin britanik. Megjithatë, parlamenti refuzoi afatin tejet të ngushtë të kësaj marrëveshjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Johnson tha se i takon Bashkimit Europian që të vendosë nëse do të vonojë Brexit dhe për sa gjatë.  Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se ka rekomanduar liderët e 27 vendeve anëtare që të përkrahin këtë vonesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?