“Kapni mundësinë”, thirrja e Trumpit edhe për Vuçiçin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë në një letër dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiç se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “shumë pranë”. Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën zyra e presidentit të Serbisë e ka publikuar këtë të enjte, presidenti amerikan thekson se i gëzohet rastit që t’i presë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, për të festuar “marrëveshjen historike”.

“Duke marrë parasysh se po hyni në fazën përmbyllëse të arritjes së marrëveshjes me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e dëshiruar afatgjate në rajon, ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë moment dhe të përdorni lidershipin politik për sjelljen e vendimeve që do të kënaqnin interesat e të dyja vendeve. Do të ishte dëm i madh që të lëshohet ky rast unik për paqen, sigurinë dhe rritjen e ekonomike”, ka thënë Trump.

Presidenti Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e ka vlerësuar që “marrëdhëniet paqësore dhe produktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishin pikë kthese për rajonin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?