Karakteri i errët i pilotit me fytyrë engjëllore, psikiatri: Babis Anagnostopoulos një njeri pa ndjenja, nuk kërkon falje, sepse s’pendohet kurrë

Mediat greke i kanë kushtuar një portret të veccantë Babis Anagnostopoulos, njeriu i cili nga një njeri i cili u hoq si viktimë e një grabitje në banesën e tij u shndërrua në një nga personat më të urryer në Greqi.

32-vjeccarit i janë zbuluar edhe lëvizjet më të reja në burgun Kordhalo, ku thuhet se është ambientuar shumë shpejt, shfaqet i ftohtë dhe i akullt si dhe nuk bën lëvizje të panevojshme, por qëndron më së shumtën e kohës me të burgosurin që ndan qelinë.

Psikiatri grek Dimitris Souras e përshkruan 32-vjeccarin si një njeri pa ndjenja, që padyshim nuk ndjen përgjegjësinë e fajit. Për të piloti grek nuk kërkon kurrë falje pasi nuk pendohet për asgjë.
Po ashtu mediat kanë zbuluar edhe disa fiksime të 32-vjeccarit mbi veturat e shtrenjta, udhëtimet jashtë vendit, një llogaritës i gjithcckaje, përfshi euron e fundit.

SHKARKO APP