Karantinohet ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, ra në kontakt me një të infektuar me COVID-19

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është karantinuar në  pritje të testimit për COVID-19, Dendias ra në kontakt në fillim të kësaj jave me një të infektuar me COVID-19 dhe tashmë ai bashkë me të afërmit është karantinuar.

Dendias ka anuluar axhendën e tij pasi kishte për të takuar homologun egjiptian si dhe për të marrë pjesë në një darkë për nder të Presidentit të Egjiptit. Vetëm disa javë më parë Dendias erdhi në Tiranë për të arritur dakordësinë me Ramën për të çuar çështjen e detit në Hagë.

Greqia kërkon të zgjerohet me 12 milje në detin jon teksa më parë i ka mbyllur marrëveshjet me Italinë e Egjiptin për zonën ekonomike ekskluzive. Ndërkohë Greqia ka probleme me Turqinë në Mesdheun Lindor kurse me Shqipërinë duke se marrëveshja do mbyllet në Hagë.

SHKARKO APP