Kardinali tërhiqet nga Konklava, Françesku e kishte përjashtuar

Kardinali italian Angelo Becciu është tërhequr nga pjesëmarrja në konklavën që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Françeskut. Italiani tha se e ndërmori një veprim të tillë për të mirën e Kishës.
Becciu dikur një shef i stafit me ndikim i Vatikanit, ishte vetë një nga pretendentët kryesorë për papë.
Gjithçka ndryshoi në vitin 2020 kur Françesku e detyroi të jepte dorëheqjen nga puna e tij si kreu i zyrës së shenjtërimit të Vatikanit dhe të drejtat e tij si kardinal për shkak të akuzave për keqpërdorim financiar.
Pas kësaj kishte thënë se nuk do të merrte pjesë në asnjë konklavë të ardhshme. Ditët e fundit ai kishte pohuar se kishte të drejtë të hynte në Kapelën Sistine me kardinalë të tjerë më 7 maj.