Katalonia voton pro pavarësisë

Katalanasit filluan dje votimin simbolik për pavarësinë e rajonit, votim që nuk ka vlerë ligjore, pasi është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 09:00 në të gjithë rajonin, përfshirë Barcelonën.

Votuesit në këto qendra iu përgjigjen dy pyetjeve të fletës së votimit ”A doni që Katalonia të jetë shtet?” dhe ”A doni që ajo të jetë e pavarur?”.

Kreu i Katalonias Artur Mas, përshëndeti zgjedhjet, dhe i cilësoi ato një sukses i madh, që do t’i hapë rrugën një referendumi formal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendëspresidenti Joana Ortega, tha se më shumë se dy milionë njerëz kishin marrë pjesë në këto zgjedhje dhe se pothuajse nga të gjitha votat e numëruara, 80,72% u ishin përgjigjur me “po” të dyja pyetjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?