Katari mohon akuzat për kërcënimin e sigurisë së saj ajrore

Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Katarian, mohoi të dielën akuzat e lëshuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe kundër Katarit për kërcënimine sigurisë dhe integritetit të saj ajror, dhe theksoi se Doha është gjithmonë e angazhuar për për të ruajtur sigurinë dhe cilësinë më të lartë të standardeve të aviacionit civil.
Kjo deklaratë (që e publikoiAgjencia e Lajmeve të Katarit “QNA”) erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së Autoritetit(qeveritar)të Aviacionit Civil Emiratas, në të cilën hodhi akuza se disa avionë luftarakë të Katarit përndoqëm një avion civil emiratas në hapësirën ajrore të operuar nga Bahreini, duke iu afruar avionit civil në mënyrë të rrezikshmedhe kërcënuese për sigurinë e pasagjerëve.
Nga ana e saj Doha akuzoi Abu Dhabin për manipulimin e fakteve me qëllim mashtrimin e komunitetit ndërkombëtar, duke vënë në dukje se e vërteta është se avioni ushtarak katarian po fluturonte në drejtim të verilindjessë vendit në një mision që iu bë injohur shërbimevetë aviacionit në Bahrein, pasinjë avion ushtarak i Emirateve hyrinë hapësirën katariane pa leje paraprake nga Katari dhe në një linjë të përafërt me vijën që po ndiqteaviacioni civil i Emirateve(e konfirmnuar kjo dhe nga deklarata e Aviacionit Emiratas).
Deklarata (e Katarit)tjeksoi se kjo nuk është hera e parë që Emiratet e Bashkuara Arabe qëllimisht dërgojnë avionë luftarakë në të njëtën kohë me kalimin e avionëve civilë (emiratas) pa marrë leje nga autoritetet përkatëse në shtetin e Katarit, duke shtuar se kjo vjen pavarësisht thirrjeve të përsëritura drejtuar operatorit të shërbimeveajrore në Bahrein për të koordinuar lëvizjet, gjë që konsiderohetakt i papërgjegjshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.
Autoriteti i Aviacionit Civil Katariane konsideroi valën e ankesave të lëshuara nga Autoriteti Emiratas i Aviacionit Civil e shoqëruar kjo edhe me sulme mediatike,se nuk është gjë tjetër veçse përpjekje të dëshpëruara për të tërhequr vëmendjen larg nga shkeljet e shumta të hapësirës ajrore të Katarit nga avionët ushtarakë emiratas që prej fillimit të krizës së Gjirit në Qershor 2017.

Mungesa e Profesionalitetit
Autoriteti Katarian i Aviacionit Civil shprehu gjithashtu shqetësimin dhe dënimin për njëanshmërinë e vazhdueshme tëoperatorit ajror në Bahrein, çka përbën mungesë profesionalizmidhe përgjegjësie, ndërkohë qëduhej të ishte neutralnë shërbimet e tij si përgjegjës për menaxhimin fluturimeve në këtë rajon.
Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”,Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkëmbyerqë nga fillimi i këtij viti, akuza të ndërsjella për shkeljetë hapësirës ajrore.Ky përshkallëzim vjen si pasojë e krizës së Gjirit që nisi qershorin e kaluar, kuArabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjiptivendosën një bllokadë ndaj Katarit, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit, akuza të cilat Doha i ka mohuar tërësisht.
Katari kaparaqiturmë herëttek Kombet e Bashkuara,ankesa për pesë shkelje ajrore të kryera nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe dy ankesa kundrejt Bahreinit. Ndërsa Abu Dhabi akuzon Dohan për pesë shkelje ajrore, ku kjo e së dielës ishte më e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?