Katastrofat natyrore, ja sa milionë dollarë i kushtoi SHBA-së viti 2017
Mes uraganëve, përmbytjeve dhe zjarreve, fatura e Shteteve të Bashkuara për katastrofat natyrore në 2017 arriti në 306 miliardë dollarë.
Sipas një studimi të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, shifra e regjistruar eklipson rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2015, kur Shtetet e Bashkuara u përballën me 215 miliardë dollarë dëme për shkak të katastrofave natyrore.
Në krye të listës së fenomeneve shkatërruese ishte uragani Harvey, që shkaktoi plot 125 miliardë dollarë dëme, i ndjekur nga uraganët Maria dhe Irma, me nga 90 dhe 80 miliardë dollarë dëme respektivisht.
Kështu, vetëm në 2017, Shtetet e Bashkuara u goditën nga 3 prej 5 uraganëve më të fuqishëm që vendi ka përjetuar.
Edhe zjarret shkaktuan jo pak dëme në SHBA, teksa përllogariten 18 miliardë dollarë humbje deri në momentin kur flakët janë shuar tërësisht.

