Katër javë në luftë, pas takimit në Moskë, Armenia dhe Azerbajxhani i drejtohen SHBA-së

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për zonën e diskutueshme të Nagorno Karabakut vazhdojnë, ndonëse palët bënë një marrëveshje për armëpushim.

Megjithatë një përpjekje e dytë për një armëpushim të rënë dakord në Moskë të shtunën e kaluar ka pasur pak ndikim në luftimet që filluan në 27 shtator, pavarësisht shqetësimeve se konflikti mund të shpërthente në një luftë të gjithanshme që përfshinte Rusinë dhe Turqinë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit raportoi luftime në disa zona, përfshirë territorin e diskutueshëm afër vijës së kontaktit që ndan palët, shkruan Aljazeera.

Zyrtarët etnikë armenë në Nagorno-Karabak gjithashtu raportuan bombardime të reja të martën dhe thanë se luftimet ishin veçanërisht të forta në zonat jugore të zonës së konfliktit.

Zyrtarët etnikë armenë thonë se të paktën 772 trupa kanë vdekur, ndërsa Azerbajxhani nuk bën të ditur numrin e vdekjeve ushtarake.

Sidoqoftë, Armenia, e cila ka një pakt mbrojtje me Rusinë, tha se ajo kishte zmbrapsur sulmet azere dhe e kishte situatën nën kontroll.

Në një intervistë me BBC, Ministri i Jashtëm i Armenisë Zohrab Mnatsakanyan tha se vendi po përballej me tre armiq, Turqinë, Azerbajxhanin dhe “terroristët e huaj”, të cilët ai pretendonte se ishin sjellë nga Siria.

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan dhe Aliyev i thanë agjencisë së lajmeve ruse TASS të hënën se ishin gati të vizitonin Moskën për bisedime.

Ndërkohë, sipas raporteve, ministrat e jashtëm armenë dhe azer pritet të zhvillojnë bisedime me sekretarin e shtetit të SHBA Mike Pompeo në Uashington, DC në takime të ndara.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nuk dha komente menjëherë, përcjell abcnews.al.

Luftimet janë javën e katërt, organizatat ndërkombëtare kanë ngritur edhe një herë thirrje për të dy palët të vendosin armëpushimin.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thanë të hënën Armenia dhe Azerbajxhani duhet të respektojnë marrëveshjen e re të armëpushimit humanitar.

“Të gjithë po thoshin të njëjtën gjë: situata është e keqe dhe të dy palët duhet të tërhiqen dhe të marrin parasysh thirrjet e sekretarit të përgjithshëm për një armëpushim,” i tha një diplomat i KB agjensisë së lajmeve AFP.

/abcnews.al

SHKARKO APP