FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Katër shqiptarë dhunojnë seksualisht tërë natën, gruan nigeriane

Një vajzë 27 vjeçare nigeriane është dhunuar tërë natën nga katër burra me origjinë nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur në Tirolin Jugor, shkruan orf.at. Dhuna seksuale ndodhi natën mes 3 dhe 4 majit.

“Një burrë nga Kosova e ka sjellë gruan nga Nigeria, e cila punonte si prostitutë, te një vend ku ndodheshin edhe tre burra tjerë – poshtu nga Kosova. Aty, përkundër vullnetit të saj, ajo është mbajtur më shumë se orari i paguar dhe është detyruar seksualisht nga burrat tjerë,” përcjell albinfo.ch. “Ajo është dhunuar tërë natën, ndërsa është lëshuar në liri pa telefonin celular.”

Të nesërmit gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen te autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtimt, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?