Katër viktima dhe 39 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 39 raste të reja me koronavirus, nga 817 testime të kryera.

Prej rasteve të reja 7 janë në Shkup, 3 në Kumanovë, 8 Prilep, nga 2 në Tetovë dhe Strugë, 11 në Gostivar, nga 2 në Gjevgjeli dhe Koçan, dhe nga 1 rast në Kratovë dhe Sveti Nikole.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi po ashtu se në 24 orë betejën me Covid-19 e kanë humbur katër qytetarë.

Dy prej tyre ishin nga Kumanova (43 dhe 66) dhe dy nga Shkupi (71 dhe 77). Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 48 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 14.330 raste me Covid-19.  Numri i të shëruarve është 11.062 dhe numri i të vdekurve 600.

SHKARKO APP