Katër viktima nga uragani Laura, Trump: Ne patëm pak fat

Katër persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale janë shkaktuar në Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura goditi vendin.

Guvernatori, John Bel Edwards, tha në një konferencë për media se Luiziana kishte “pësuar një dëm të madh”, dhe jeta e mijëra banorëve është “përmbysur”.

Ekipet e kërkimit mund të gjejnë më shumë viktima, ndërsa po zhvillohet operacioni i pastrimit të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të vizitojë zonën së shpejti për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani, shkruan Rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Doli që ne patëm pak fat”, tha Trump, duke shtuar se “uragani ishte shumë i fuqishëm, por kaloi shpejt”.

Laura dhe një tjetër stuhi, Marco, ditë më parë, goditën Karaibet, duke vrarë 24 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?