Katër viktima të reja nga COVID-19 në Greqi, numri total shkon në 90 të vdekur, të infektuarit mbi 2 mijë
Greqia ka shënuar 4 vdekje të reja nga COVID-19 teksa numri total shkon në 90.
Po ashtu në shtetin fqinj janë shënuar edhe 56 raste të reja duke e çuar në 2 mijë e 11 numrin total të të infektuarve.
Greqia po konsiderohet si vendi i cili po merret shembull nga prestigjiozet e huaja për masat që ka marrë në kohën që i ka marrë.
The Independent apo Washington Post kanë publikuar artikujt rreth strategjisë greke ndaj COVID-19 si një mësim për Spanjë, Italinë apo Francën që duhet t’i kishin marrë masat në kohën e duhur.