KE ofron zgjidhje – Lëvizje e lirë e qytetarëve BE-Britani, edhe pa marrëveshjen e Brexit
Komisioni Europian deklaroi së fundmi se, me propozim të vetin, britanikët do të përjashtohen nga regjimi i vizave për në Bashkimin Europian edhe në rast se nuk do të arrihet marrëveshja për daljen e saj nga unioni.
Kjo gjë, do të jetë e vlefshme vetëm në rast të parimit të reciprocitetit, pra që, edhe Britania ta bëjë diçka të tillë për qytetarët europianë. Vizitë e shkurtër vlerësohet ajo mes 90 dhe 180 ditëve. Parlamenti britanik ka refuzuar marrëveshjen e Brexit mes qeverisë britanike dhe Brukselit zyrtar. Kjo gjë ka bërë që situata të bëhet tejet konfuze, në një kohë që Britania duhet të dalë nga unioni më 29 Mars.
Brukseli nuk pranon të rinegociojë një marrëveshje tjetër. Në rast se deri më 29 Mars, legjislativi britanik nuk do ta votojë marrëveshjen, atëherë vendi rrezikon të dalë nga unioni pa një marrëveshje, çka përkthehet në një dëm të madh për ekonomitë e të dy palëve, por sidomos asaj britanike.
Lëvizja e lirë e qytetarëve është një prej aspekteve më të rëndësishme të kësaj marrëveshje.
KOHA JONË SONDAZH

