KE zhvillon konferencë më 4 maj për mbledhjen e fondeve për vaksinën kundër Covid-19
Komisioni Evropian do të zhvillojë një konferencë për të mbledhur fonde për të mbështetur kërkimet për vaksinën kundër Covid-19.
Kryetarja e KE Ursula von der Leyen ka njoftuar se BE do të zhvillojë konferencën më 4 maj.
Komisioni Evropian ka paraqitur 3 parakushtet që vendet të rinisin aktivitetet normale.
Sipas KE, heqja e kufizimeve mund të bëhet:
-Kur numri i të prekurve zvogëlohet ndjeshëm bazuar në kritere të forta epidemiologjike.
-Kur sistemet shëndetësore të kenë kapacitete të mjaftueshme.
-Kur të bëhet testimi në shkallë të gjërë.