Këln, 76 persona bllokohen në një teleferik mbi Reno, operacioni i shpëtimit si në filma (Foto+Video)

 

GJERMANI-Në Këln, Gjermani, 76 persona kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, përpara se të shpëtoheshin nga forcat zjarrfikëse, në 32 kabinat e një teleferiku që kalon mbi lumin Reno.

Incidenti, i ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15.30 thuhet se është shkaktuar nga një problem teknik në një prej kabinave.

Shpëtimi i personave të bllokuar në kabina ka zgjatur rreth 5 orë dhe në të janë përfshirë rreth 100 forca zjarrfikëse.
32 kabinat janë evakuuar duke u përdorur teknika të ndryshme.

Ata që kishin mbetur të varur mbi lumë janë shpëtuar me litarë, të tjerët që ndodheshin në zonën e urës Zoobruecke janë shpëtuar me shkallë të tjera lëvizëse. Shihni operacionin e shpëtimit që ngjan me një skenë filmi.

SHKARKO APP