Kërcënime terroriste kundër policisë

Autoritetet austriake njoftuan se kanë përforcuar masat e sigurisë pasi morrën me “email” kërcënime terroriste ku flitej për sulme ndaj stacioneve të policisë, por theksuan se nuk ka arsye për t’u panikuar.

“Momenti për të cilin fliste mesazhi, e enjtja në mëngjes tashmë ka kaluar”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Brendshme, Karl Heinz Grundboeck.

Ai konfirmoi një informacion nga e përditshmja “Die Presse”, sipas së cilës mesazhi në postën elektronike, i shkruajtur në një anglishte të keqe, linte të kuptohej se mbrapa këtyre kërcënimeve qëndronin xhihadistë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?