FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënimi rus, NATO ”sulm” me një komandë të re në Gjermani

Gjermania ka dalë vullnetare që të ndërtojë në territorin e saj një komandë të re logjistike për NATO-n. Dëshira e Berlinit u shpreh nga ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen gjatë një takimi të Aleancës në Bruksel.

“Gjermania ofron që të shërbejë si shtet mikpritës për këtë komando. Vendet e tjera e kanë mirëpritur këtë”, deklaroi von der Leyen.

Në argumentimin zyrtar thuhet se “objektivi i komandës së re logjistike do të jetë reagimi në kohë rekord në raste krizash dhe kërcënimesh të mundshme”. Por, jozyrtarisht ekspertë të sigurisë ndërkombëtare e cilësojnë këtë hap një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj politikës agresive ruse në Lindje, kryesisht në vendet e Balltikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendndodhja dhe numri i ushtarakëve që do të punojnë në komandën e re të logjistikës nuk dihet. Media gjermane përmendin dy zona, Këlnin dhe Bonin, ku në të dyja ndodhen baza të forcave të armatosura gjermane dhe zyrat qendrore të Bundesëehrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, NATO e ka shtuar dukshëm praninë e trupave të saj në Europën Lindore. Tani ajo përshtat edhe strukturën e komandës së saj, për të përshpejtuar zhvendosjen e trupave nga SHBA në Europë dhe brenda Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?