Kërcënon presidenti Trump, nga Truth Social: E marta apokaliptike, “Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës”
Retorika e ashpër e Donald Trump ndaj Iran shënon një tjetër kulm të tensioneve në një nga nyjet më të ndjeshme gjeopolitike të globit, ku çdo deklaratë nuk është thjesht fjalë, por potencial për përshkallëzim me pasoja të pakthyeshme.
Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, ish-presidenti amerikan artikuloi një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok, duke paralajmëruar se, nëse Teherani nuk hap Ngushtica e Hormuzit, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme ndaj infrastrukturës kritike iraniane, veçanërisht termocentraleve dhe urave, duke e shndërruar ditën e martë në atë që ai e përshkroi me një ton pothuajse apokaliptik si “Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës”.
Kjo gjuhë, e ngarkuar me agresivitet dhe simbolikë ndëshkuese, nuk është vetëm një akt retorik; ajo përçon një mesazh të qartë strategjik: kontrolli mbi Ngushtica e Hormuzit mbetet një vijë e kuqe për interesat amerikane dhe aleatët e tyre. Kjo ngushticë përbën një arterie jetike për tregtinë globale të naftës, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit botëror me energji. Çdo kërcënim për bllokimin e saj rezonon menjëherë në tregjet ndërkombëtare dhe në stabilitetin ekonomik global.
Ultimatumi 48-orësh i artikuluar më herët nga Donald Trump,“marrëveshje ose hapje e Hormuzit”,e vendos situatën në një logjikë të rrezikshme binare, ku diplomacia zëvendësohet nga presioni i drejtpërdrejtë dhe ku hapësira për ndërmjetësim ngushtohet ndjeshëm. Nga ana tjetër, për Iran, kontrolli dhe ndikimi mbi këtë korridor detar është një levë strategjike, shpesh e përdorur si kundërpeshë ndaj sanksioneve dhe presioneve ndërkombëtare.
Në këtë klimë të elektrizuar, çdo zhvillim i mëtejshëm rrezikon të kalojë nga retorika në veprim ushtarak, duke përfshirë jo vetëm palët direkte, por edhe aktorë të tjerë rajonalë dhe globalë. Historia ka treguar se përplasjet rreth Ngushtica e Hormuzit nuk janë thjesht konflikte lokale, por kriza me jehonë planetare.
Kështu, deklarata e fundit nuk duhet lexuar vetëm si një shpërthim verbal, por si një sinjal alarmi për një ekuilibër të brishtë që mund të thyhet në çdo moment, aty ku politika, energjia dhe fuqia ushtarake ndërthuren në një nyje të rrezikshme për fatin e rajonit dhe më gjerë.
AV
KOHA JONË SONDAZH

