Kerry: Duhet të luftojmë ISIS në çdo front, kërcënim për gjithë botën

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha sot se ISIS duhet luftuar në çdo front dhe se ky nuk është një problem vetëm i Iraku dhe Sirisë por i të gjithë botës. Deklaratat e tij u bënë menjëherë pas takimeve që pati në Londër me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar Philip Hammond dhe krerët e tjerë të diplomacive, partnere të SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik që Kerry e përcaktoi si një problem global.

Kerry theksoi gjithashtu se hovi i ISIS në Irak është ndalur “përgjithmonë”, duke kujtuar se koalicioni ndërkombëtar duhet të ndihmojë viktimat e ISIS për të rindërtuar jetët e tyre, duke njoftuar idenë e një fondi ndërkombëtar për të dërguar ndihma humanitare.

Sekretari i Shtetit foli për ndihma të reja dhe trajnimin për qeverinë ushtarake në Bagdad, i cili do të vazhdojë dhe do të intensifikohet në muajt e ardhshëm. Kerry përmendi edhe progresin e bërë në Irak, pas fillimit të bombardimeve dhe të përgjigjes së koalicionit ndërkombëtar të thirrur nga Obama.

“Kemi rimarrë 700 kilometra territor të kontrolluar nga ISIS”, tha ai duke shtuar se koalicioni ka për qëllim gjetjen e njerëzve kyç, burimeve dhe ideologjinë e grupit të udhëhequr nga kalifi Abu Bakr al-Bagdadi.

SHKARKO APP