Këshilltari i Merkel: Ministri i Jashtëm Gabriel ndihmoi të djathtën ekstreme në zgjedhje

Peter Altmaier, kryekëshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel deklaroi se ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ishte pjesë e suksesit në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar të partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

Peter Altmaier i deklaroi revistës “Focus” se Gabriel dhe kandidati për kancelar, Martin Schulz i lanë votuesit të besonin se qeveria “kishte bërë gjithçka për refugjatët dhe asgjë për gjermanët”.
“Ky debat çoi ujë në mullirin e AfD”, shton Altmaier në mënyrë figurative.

Gabriel është anëtar i socialdemokratëve të SPD-së së qendrës së majtë, i cili ishte në koalicion me kristiandemokratët e CDU-së që qendrës së djathtë për katër vitet e kaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Altmaier theksoi se SPD-ja, e kryesuar nga kandidati për kancelar, Schulz, kishte kritikuar shpesh qëndrimin e Merkelit ndaj krizës së refugjatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?