Këshilltari i presidentit të ri amerikan, Waltz: Trump po shqyrton mënyrat për të parandaluar mbylljen e TikTok

I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ligjvënësi Mike Waltz tha në një intervistë të mërkurën se zoti Trump po shqyrton alternativat për të parandaluar mbylljen e rrjetit TikTok. Zoti Waltz e bëri komentin kur u pyet nga gazetari i rrjetit FoxNews, Bret Baier, lidhur me një lajm të gazetës “The Washington Post” se zoti Trump po shqyrtonte lëshimin e një urdhri ekzekutiv për të pezulluar zbatimin e një ligji federal që mund të ndalonte rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkuara me datën 19 janar.

Gjykata e Lartë dëgjoi javën e kaluar argumentet në një sfidë ligjore të paraqitur nga rrjeti TikTok kundër një ligji që parashikon ndalimin e platformës sociale në Shtetet e Bashkuara. Argumentet u paraqitën nga kompania mëmë ByteDance me seli në Kinë dhe përdorues të platformës. Duket se anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk do të hedhin poshtë ligjin federal, i cili i kërkon kompanisë ByteDance që të heqë dorë nga platforma TikTok për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me ndalimin e rrjetit në një nga tregjet e tij më të mëdha.

“Nëse Gjykata e Lartë merr një vendim në mbështetje të ligjit, Presidenti Trump është shprehur shumë qartë. Së pari, rrjeti TikTok është një platformë e mirë që përdoret nga shumë amerikanë dhe ka luajtur një rol të mirë për të përcjellë mesazhin e fushatës së tij. Së dyti, ai do të mbrojë të dhënat e tyre”, tha zoti Waltz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai njihet për marrëveshjet. Nuk dua t’u paraprij urdhrave ekzekutivë, por ne do të krijojmë këtë hapësirë për të arritur një marrëveshje”, shtoi ai. Ndërkohë, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuar, Pam Bondi, shmangu një pyetje gjatë një seance konfirmimi në Senat nëse ajo do të mbështeste ligjin për ndalimin e rrjetit TikTok.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, zoti Trump ka ndryshuar qëndrimin lidhur me aplikacionin e njohur pas përpjekjeve për ndalimin e këtij rrjeti gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë mes shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Gjatë fushatës së fundit presidenciale, zoti Trump dhe ekipi i tij e përdorën rrjetin TikTok për të bërë për vete moshat e reja, veçanërisht votuesit meshkuj, me postime që u përhapën gjerësisht në platformë. Ai u zotua gjatë fushatës që ta “shpëtojë TikTok-un” ndërsa është shprehur se rrjeti social e ndihmoi atë të fitonte më shumë vota mes të rinjve./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?