Këshilltari rus në OKB jep dorëheqjen: Kam turp nga vendi im

Rusia është dënuar nga bota për luftën që nuk po ndalon në Ukrainë. Ndaj dhe Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen. Boris Bondarev e përshkroi si të turpshëm agresionin rus në Ukrainë.

“Kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim që nga 24 shkurti“, duke thënë se pushtimi i Ukrainës është edhe krim kundër popollit rus.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai e quajtiministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov si një “ilustrim të mirë të degradimit të këtij sistemi”. Letra u shpërnda në rrjetet sociale nga avokati ndërkombëtar Hillel Neuer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?