Kështu krijohet një ikonë. Presidenti Xi ndryshon Kinën
I rrethuar nga ushtarët në një garnizon në Makao, presidenti kinez Xi Jinping, mbante mbi sup një pushkë stërvitore me lazer, gjatë një inspektimi që zhvilloi 20 dhjetorin e shkuar. Sipas pamjeve, që transmeton televizioni shtetëror, ai godet çdo herë në shenjë, duke nxitur duartrokitje të zjarrta.
Ky është Xi heroi, Xi shefi i madh – shumë më tepër në një linjë me Vladimir Putinin e Rusisë, sesa me imazhin e kuptueshëm të kultivuar për udhëheqjen kolektive të Kinës, që nga lideri suprem Ten Hsiao Pin. Ka vetëm 2 vite në zyrë, por fytyra e Xi-së është e gjithëpranishme, duke ia kaluar madje edhe asaj të Tenit e duke ringjallur kësisoj kujtimet e Mao Ce Dunit, portreti i qeshur i të cilit, shikon ende para sheshit Tiananmen në Pekin.
Ndërsa qeveria e tij e rimodeloi ekonominë e dytë më të madhe në botë, duke filluar të shfaqë muskujt që sa vinte e fryheshin. Kina e Kuqe është bërë Kina e Xi-së. Kjo pjesërisht me dashje, dhe pjesërisht për shkak të karizmës së tij. Xi, 61-vjeç, ishte zgjedhja e pleqve të partisë dhe liderëve në ikje e sipër, të cilët dëshironin një udhëheqës të aftë të trajtonte çështjen akute…
KOHA JONË SONDAZH

