Këtë javë do të vizitoj Greqinë djali i Raul Kastros, Aleksandro Kastro Espin
Aleksandër Kastro, djali i Udhëheqësit të Kubës Raul Kastro dhe nipi i Fidel Kastros, gjatë kësaj jave do të vizitoj Greqinë. Kastro, do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit Kubanez që do të organizohet në Athinë nga New Star në bashkëpunim me Ambasadën e Kubës në Greqi nga data 8 – 14 janar 2015. Aktiviteti organizohet në përkujtim të 56 vjetorit të revolucionit kubanez. Gjatë qëndrimit në Athinë Aleksandër Kastro do të promovoi në versionin grek edhe librin e tij "Çmimi i pushtetit – dhe kupola e terrorit" që do të organizohet të hënë, më 12 janar në sallën e kinemas New Star.
Kujtim Vani
Athinë
KOHA JONË SONDAZH

