”Khamenei ka vdekur”, Presidenti Trump: Besojmë që është e vërtetë
Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se SHBA-ja mendon se lajmet që udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë në sulmet ajrore sot, janë të sakta. “Besojmë që është e vërtetë”, citohet të ketë thënë Trump.
Ai shtoi se shumica e udhëheqësve të lartë iranianë janë “zhdukur”, duke thënë: “Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre janë zhdukur. Nuk e kam fjalën për dy persona”, shtoi presidenti, pa specifikuar një numër të saktë. I pyetur se kush do ta zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, Trump tha: “Nuk e di, por në një moment ata do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja unë. Jam vetëm paksa sarkastik kur e them këtë”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se Ajatollahu ka humbur jetën, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e iranianëve. Trump tha se sulmet ushtarake në Iran janë “tashmë një sukses”. “Kemi shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. Do t’u duhet vite për t’i rindërtuar”, shtoi presidenti, duke theksuar se goditjet ishin të mëdha dhe se dobësojnë seriozisht kapacitetet e Iranit pas sulmeve të koordinuara me Izraelin.
KOHA JONË SONDAZH

