Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:05 Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United Trajneri anglez është rikthyer në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa drejtuesit e Manchester United ende nuk kanë bërë të ditur një vendim për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse po fshihet vendndodhja e Putinit?

Forum E hënë, 23 Mars 2026 07:42
Pse po fshihet vendndodhja e Putinit?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion “Europa e Lirë”-

Presidenti rus Vladimir Putin është duke u bërë secilën herë e më i vështirë për t’u gjetur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 38 minutash
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 1 ore
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 1 ore

Në nëntor, Systema – njësiti hulumtues rus i Radios Evropa e Lirë – zbuloi se Kremlini po e fshihte vendndodhjen e Putinit dhe po e mbante të fshehtë pjesën më të madhe të udhëtimeve të tij, duke përdorur për takime tre zyra pothuajse identike në pjesë të ndryshme të Rusisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që atëherë Kremlini nuk postoi asnjë pamje apo foto nga asnjëra prej këtyre tre zyrave: njëra jashtë Moskës, tjetra në Soçi në Detin e Zi dhe një tjetër në një kompleks në pyll në Valdai, në veriperëndim të kryeqytetit.

Më 18 mars, Kremlini publikoi video të Putinit duke mbajtur një takim qeveritar, që dukej se ishte online, në shënimin e 12-vjetorit të marrjes së kontrollit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Dallime të vogla, të tilla si vendosja e dorezës së derës dhe fijet e drurit në një sirtar dokumentesh, tregojnë se Putini ka përdorur tri zyra pothuajse identike në pjesë të ndryshme të Rusisë.

Ishte e paqartë se cilin vend e përdori Putini për takimin – zyrën në rezidencën e tij në Novo-Ogarjovo në periferi të Moskës, apo njërën nga replikat e saj. Systema nuk mundi ta përcaktonte vendndodhjen bazuar në pamjet që kishte në dispozicion.

Si president apo kryeministër që nga viti 1999, Putini është përpjekur gjithmonë ta mbajë të fshehtë jetën e tij private. Hulumtimi i Systemas tregoi se për një dekadë ose më shumë, Kremlini ka ndërmarrë masa të ndryshme për ta fshehur vendndodhjen e tij në cilësinë e kreut të shtetit.

Për vite me radhë, zyra në Novo-Ogarjovo funksionoi si pika qendrore për shpërndarjen e mesazheve të Kremlinit, si vend ku zhvilloheshin takime, thirrjet online dhe seancat e Këshillit të Sigurisë që paraqiteshin sikur zhvilloheshin në rajonin e Moskës.

Në realitet, ai shpesh ndodhej larg. Gjatë hulumtimit të saj në vitin 2025, Systema zbuloi se vitet e fundit një numër i madh rastesh që në dukje ishin në në Novo-Ogarjovo, në fakt janë filmuar në kompleksin Valdai ose në rezidencën Boçarov Ruhei në Soçi, rreth 1.500 kilometra në jug të Moskës.

Systema arriti në këtë përfundim duke analizuar, mes tjerash, qindra orë pamje filmike, fotografi të panumërta dhe një mori të dhënash udhëtimi. Disa nga indikacionet më të qarta se Putini po përdorte tre zyra pothuajse identike ishin mospërputhjet: një dorezë dere, një tabaka prej druri dhe modeli në kravatën e tij.

Nga 7 tetori 2025 e deri më 18 mars, të tria zyrat ishin zhdukur tërësisht nga pamjet zyrtare të Kremlinit, zbuloi Systema. Në atë datë, në ditëlindjen e tij të 73-të, Putin mbajti një takim të Këshillit të Sigurisë me anë të video-lidhes.

Ndonëse Kremlini tha se Putini ishte në Novo-Ogarjovo, detajet vizuale treguan se takimi ishte xhiruar në replikën e zyrës së tij në Soçi.

Kremlini nuk e ka pranuar kurrë ekzistencën e zyrave identike në lokacione të ndryshme dhe nuk u është përgjigjur kërkesave të Systemas për të komentuar lidhur me këtë çështje.

Por, pauza e gjatë nuk do të thotë se Putini është zhdukur nga vëmendja publike.

Administrata e tij ka vazhduar të publikojë pamje të takimeve, disa në Kremlin, ku ai gjithashtu ka zyra, si dhe pamje nga udhëtimet e ngjarjet e tjera.

Disa nga këto pamje janë xhiruar e publikuar në të njëjtën ditë. Por, Systema ka vërejtur se ka rritje të përdorimit të materialeve të xhiruara paraprakisht, ose pamje “të gatshme”, të përdorura për të krijuar përshtypjen e paraqitjes së tij të vazhdueshme.

Në shkurt, për shembull, Putini nuk u shfaq në kamera për më shumë se 10 ditë, ndërsa Kremlini publikoi video të vjetra që i paraqiti si aktuale. Shenjat vizuale, duke përfshirë ndryshimet në një bimë në zyrën e Kremlinit, ndihmuan në identifikimin e mospërputhjes.

Systema gjeti prova se vetëm në vitin 2025, pamjet e xhiruara paraprakisht u përdorën të paktën 18 herë.

Përdorimi i zyrave identike me atë të Kremlinit u zgjerua gjatë pandemisë së koronavirusit dhe vazhdoi pasi presidenti i Rusisë nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke i mundësuar atij të qëndronte në vende më të sigurta.

Mungesa e pamjeve që nga tetori krijon paqartësi se sa kohë ka kaluar Putini në ndonjërën prej tre rezidencave dhe sugjeron se ai mund të jetë duke u përpjekur ta fshehë më tej vendndodhjen e tij në kohë të caktuara.

Hulumtimi i Systemas në vitin 2025 zbuloi se Putini ka preferuar të qëndrojë në Valdain gjatë luftës kundër Ukrainës, tani në vitin e saj të pestë.

Rezidenca Valdai është më e izoluar se Novo-Ogarjovo dhe Boçarov Ruhei. Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi në gusht se 12 instalime të mbrojtjes ajrore ishin instaluar në zonën përreth saj, shumica prej tyre sisteme raketash Pantsir-S1.

Në dhjetor, Rusia pretendoi se Ukraina përdori dhjetëra dronë në përpjekje për të sulmuar rezidencën Valdai. Ukraina e mohoi këtë pretendim, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha fillimisht se besonte që rezidenca ishte në shënjestër, por më vonë, duke cituar vleresimet e zyrtarëve amerikanë, ndryshoi qëndrim./REL/

Përgatiti: Valbona Bytyqi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 7 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 19 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari
Para 23 minutash

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Para 38 minutash

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.