Kievi ndërton një uzinë për karburant bërthamor me “Westinghouse”
Ministri ukrainas i Energjisë njoftoi sot ndërtimin e një uzine për prodhimin e karburantit bërthamor në Ukrainë në bashkëpunim me grupin amerikan “Westinghouse”, për të reduktuar varësinë energjetike të vendit kundrejt Rusisë.
“Ne kemi rënë dakrod mbi ndërtimin e një uzine për karburant bërthamor në territorin ukrainas”, tha ministri Igor Nassalik, gjatë një konference për shtyp në Kiev, pa dhënë shumë detaje.
Ai shtoi se një marrëveshje tjetër për livrim të karburantit bërthamor shtesë për centralet ukrainase ishte gjetur gjithashtu me grupin amerikan që është filial i multinacionales “Toshiba”.
KOHA JONË SONDAZH

