Kim Jong Un do të takojë Putinin, në fokus të bisedimeve furnizimi me armë i Moskës për luftën në Ukrainë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Presidentin Vladimir Putin, sipas një zyrtari amerikan, raporton BBC.
Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari.
Vendndodhja e saktë e takimit të planifikuar nuk dihet ende. Sipas, New York Times, Kim mund të udhëtojë me tren të blinduar.
Takimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po “përparonin në mënyrë aktive”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte përpjekur të bindte Phenianin që t’i shesë municion artilerie Rusisë gjatë një vizite të fundit në Korenë e Veriut.
Armët e ekspozuara në takim përfshinin raketën balistike ndërkontinentale Hwasong. Kjo ishte hera e parë që zoti Kim hapi dyert e vendit për mysafirët e huaj që nga pandemia Covid.
Putin dhe Kim që nga ajo kohë kanë shkëmbyer letra “duke u zotuar të rrisin bashkëpunimin e tyre dypalësh”, tha ai