Kim Jong-un me makinë, truprojat me vrap (VIDEO)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka nisur vizitën e tij në Korenë e Jugut dhe që në ditën e parë ka habitur me zakonet e tij. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si, pas takimit të parë me Presidentin koreano-jugor, Moon Jae-in, lideri i Veriut u largua me makinë, ndërsa 12 truprojat e shoqëruan me… vrap!!!

Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

Në një moment plot simbolikë, lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut.

https://www.instagram.com/p/BiEDTCkAWp5/?taken-by=cnn

SHKARKO APP