Kim Jong Un ndryshon qëndrim, Koreja e Veriut pezullon provat bërthamore dhe raketore

Koreja e Veriut thotë se ka pezulluar provat bërthamore dhe ato me raketa me rreze të gjatë veprimi. Ajo njoftoi gjithashtu se planifikon të mbyllë objektin e saj të provave bërthamore.

Agjencia zyrtare koreane e lajmeve e Koresë së Veriut tha se pezullimi i provave bërthamore dhe atyre me raketa balistike hyn në fuqi të shtunën.

Sipas njoftimeve, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se vendi nuk ka më nevojë për prova të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pheniani tha se po e ndërmerrte këtë hap për ta përqendruar vemendjen tek përmirësimi i ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi vjen disa ditë përpara se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një fshat kufitar për një takim të rrallë të nivelit të lartë që synon zgjidhjen e konfrontimit bërthamor me Phenianin.

Vendimet e Veriut u shpallën në një takim të Komitetit Qendror të partisë në pushtet, të mbledhur për të diskutuar rreth një “faze të re” të politikave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?