Kim Jong-un pranon ftesën e Putin, në maj viziton Rusinë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka pranuar ftesën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të marrë pjesë në një marshim ushtarak në Moskë në muajin Maj, sipas medias koreano-jugore, duke shënuar kështu vizitën e parë jashtë vendit që prej ardhjes në pushtet në vitin 2011.

“Është konfirmuar se Koreja e Veriut ka dhënë një përgjigje pozitive ndaj ftesës ruse për Kim Jong-un”, i tha një diplomat i Koresë së Veriut, gazetës së përditshme të Seulit “The Korea Herald” në kushte anonimiteti, të martën.

Në dhjetor, Kremlini anoncoi publikisht që Kim-Jong-un ishte ndërmjet liderëve të ftuar për 70-vjetorin e fitores së aleatëve mbi nazistët. Në atë kohë, ndihmësi i Putinit, Yury Ushakov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë ITAR-TASS: “Sinjalet e para nga Pheniani janë se udhëheqësi i Koresë së Veriut planifikon të vijë në Moskë dhe të marrë pjesë në festime”.
Liderë të tjerë të ftuar në ceremoni janë Presidenti i SHBA-ve Barack Obama dhe Presidenti i Lituanisë, Dalia Grybauskaite, të cilët kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?