Kim s’i beson as mikut, stafi zhduk gjurmët e ADN-së nga dhoma pas takimit me Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Pekin, aty ku u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe e falënderoi atë për guximin e ushtarëve të tij në luftën kundër forcave ukrainase, ndërsa Kim i tha se ishte gati të bënte gjithçka që mundet për të ndihmuar Rusinë.

Ajo që ndodhi pas tij tërhoqi vëmendjen e mediave ruse. Ata raportuan se stafi i diktatorit të Koresë së Veriut zhduku menjëherë të gjitha gjurmët e pranisë së Kim në dhomën ku u zhvillua takimi me Putinin. Një video e postuar në Telegram tregon një punëtor që fshin karrigen e Kim-it, duke u kujdesur të pastrojë si krahët prej druri të saj ashtu edhe tavolinën pranë tyre.

Një punonjës tjetër i stafit të sigurisë heq gotën nga e cila piu Kim, që ndodhej në një tabaka. Nuk është e qartë nëse Kim e urdhëroi këtë nga frika e shërbimeve sekrete të Putinit apo nga kinezët, por diktatori i Phenianit nuk është i vetmi udhëheqës botëror i shqetësuar për mbrojtjen e ADN-së së tij. Truprojat e Putinit thuhet se mbledhin urinën dhe jashtëqitjet e tij në qese të mbyllura kur ai është jashtë vendit dhe i dërgojnë ato në Moskë në valixhe të posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?