Kina akuza SHBA-së: Po përhap panik për koronavirusin
Qeveria kineze akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përhapin panik për sëmundjen e koronavirusit. Akuzat vijnë pasi SHBA deklaroi të premten se ka shpallur emergjencën mjekësore dhe do pengojë hyrjen e çdokujt që ka vizituar Kinën gjatë dy javëve të fundit.
Një zëdhënës i qeverisë kineze tha se këto veprime synojnë të krijojnë dhe shpërndajnë frikë. Madje ai sugjeroi se Kina do të tërheqë stafin e ambasadës si përgjigje.
SHBA është i pari vend që imponon një ndalim udhëtimi të kinezëve dhe atyre që kanë vizituar Kinën. Më pas edhe vende të tjera imponuan diçka të tillë.
Deri më tani janë konfirmuar 17 mijë raste me koronavirus në Kinë. 361 persona kanë humbur jetën. Jashtë Kinës janë konfirmuar 150 raste dhe një vdekje, në Filipine.
Koronavirusi e ka goditur rëndë ekonominë kineze. Raportohet e janë mbi 400 miliardë dollarë humbje vetëm këto ditë.