Kina censuroi mediat për të mbajtur të fshehtë pandeminë prej botës

Kina fajësohet botërisht si shkaktare e përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe mbi të janë hedhur akuza nga disa shtete të fuqishme që e akuzojnë për përhapje të qëllimtë të sëmundjës.

Prova të pakundërshtueshme janë gjetur në shkrime mediash të censuruara në Wuhan rreth fshehjes tronditësë të Kinës për shpërthimin e pandemisë.

Mostrat e marra nga pacientë të sëmurë dhe të analizuar nga të paktën pesë laboratorë kishin konfirmuar ekzistencën e koronavirusit vdekjeprurës përpara se Kina t’u tregonte autoriteteve globale shëndetësore për një sëmundje infektive për të cilën pretendonte se ishte e paidentifikuar.

Raportet e marra nga The Mail zbulojnë se një ekip madje e zbuloi se virusi ishte tmerrësisht ngjitës por se për këtë nuk iu tha asgjë autoriteteve globale shëndetësore.

Megjithatë, u deshën tre javë para se Pekini të konfirmonte në 20 janar se një sëmundje e re infekve e vdekjeprurëse po përhapej me ritme të shpejta.

Disa shprehen se pasojat rënduan shumë vende të botës duke marrë jetë e paralizuar ekonomitë për shkak të papërgjegjshmërisë së Kinës.

Nga disa kërkime ka rezultuar se një shkrim lidhur me pandeminë nga mediat kineze është fshrië nga interneti por mund të gjendet një version në anglisht i tij pasi u përkthye nga media të tjera.

Ky shkrim tregon se para 31 dhjetorit nëntë mostra nga pacientët ishin dërguar në laboratorët në të gjithë vendin.

Çfarë dëshmon se autoritetet ishin në dijeni për seriozitetin e situatës ndërsa përsëri tentuan të fshehin gjithçka duke shkaktuar dëme të larta në botë.joq

SHKARKO APP