Kina dëbon gazetarët amerikanë, Trump e cilëson Covid-19 si “ virus kinez”
Tensionet midis Kinës dhe SHBA, janë rritur ndjeshëm në një kohë kur bota po përballet me një situatë alarmante shëndetësore dhe ekonomike globale për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Kështu, me një vendim të paprecedent gjatë dekadave të fundit, Pekini zyrtar ka deklaruar dëbimin e gazetarëve të disa prej mediave më prestigjioze amerikane që kanë korrespondentë në Kinë, si Neë York Times, Ëashington Post dhe Wall Street Journal.
Gazetarëve nuk do t’iu rinovohet tesera, dhe nuk do t’ i lejohet raportimi në terren jo vetëm në Kinë, por as në Macao dhe në Hong Kong.
Ky vendimi vjen një muaj pasi SHBA-ja ndryshoi statusin e 5 mediave shtetërore kineze në Amerikë, duke i quajtur seli diplomatike dhe jo mediatike.
Me ndryshimin e ri, mediat kineze në këtë mënyrë duhet të njoftonin Departamentin e Shtetit për çdo person që punonte aty, si dhe për çdo ndryshim burokratik dhe administrativ.
Tensionet janë rritur pasi një sërë zyrtarësh kinezë që në deklaratat e tyre nënkuptonin faktin që virusi mund të kishte një prejardhje amerikane. Po ashtu, pasi presidenti i SHBA Donald Trump që në konferencën e djeshme të shtypit për koronaviruasin e ka cilësuar atë si “virus kinez”, duke pasuar kritikat e menjëhershme të Pekinit.